“Filozofinë e popullit ta studiojmë, ta përvetsojmë dhe sipas kushteve bashkëkohore, ta zbatojmë”

THESARE DUKAGJINASE

“T’i kalojmë këto dy-treqind vjet mirë e për lezet”
Thesare dukagjinase

Ky liber eshte nje pune disa vjecare e Voc Dedes i cili me nje perkushtim te vecante ka hedhur me leter mencurine dhe zgjuarsine e menyres te jetes se Dukagjinit .Besoj se ky liber jep kontributin e vet per te perterire me tej vlerat morale, shpirterore e tjere te Dukagjinit…>>>

Thesare dukagjinase 2

Veçoria e këtij libri qëndron së pari në faktin se shumica e këtyre materialeve botohen për herë të parë dhe së dyti mënyra e trajtimit të problemeve është sipas mënyrës “fshat e bidat”. Këtu del edhe fakti që thesaret e Dukagjinit nuk shterojnë kurrë, sepse çdo fshat ka zakonet e veta, por ka edhe të përbashkëta e kështu ndërthuren të gjithë duke formuar atë pasuri të pashtershme që mund të jetë burim frymëzimi për shumë hulumtues, shkrimtarë, poetë etj… >>>

Thesare dukagjinase 3

Ne liber lexuesi do te gjeje shume gojedhena shekullore te popullit te trasheguara brez pas brezi ne lufte per mbijetese. Me konkretisht ne liber gjinden kapituj te vecante zakone, paragjykime, bestytni, dhe mjekime popullore e tjera …..>>>

Thesare dukagjinase 4

Falë vullnetit, durimit dhe këmbënguljes, autori paraqitet me një material të rëndësishëm rreth zonës së Dukagjinit. Libri është i ndarë në kapituj të veçantë, të cilët janë të lidhur ngushtë me njëri – tjetrin. Veçori e këtij libri është se trajtimi i drejtpërdrejtë i gjërave nga autori, na lënë të kuptojmë rëndësinë që ka pasur Dukagjini në etapa të ndryshme historike…… >>>

Thesare dukagjinase 5

Në volumin e pestë të librit “Thesare dukagjinase”, po pasqyrojmë disa të dhëna mbi gjendjen moralo-politike, shoqërore e gjeografike për zonën e Dukagjinit, këngë popullore, këngë dasmash, këngë djepi, kashë e lashë si dhe këngë për fëmijë, si pjesë e folklorit popullor … >>>

THESARE DUKAGJINASE 6

Në këtë libër, lexuesi do të gjejë probleme që janë me interes për edukimin dhe formimin, jo vetëm të brezit të ri, por edhe për kategoritë e moshave të tjera. Shkrimtarët, historianët, gjeografët, gjeologët, etnografët, si dhe studiues të fushave të ndryshme, është me interes të punojnë, të hulumtojnë për të pasqyruar traditat, zakonet, jetën dhe kulturën kaq të lashtë e të pasur në zonën e Dukagjinit….>>>

VOC DEDA

Lindi në fshatin Xhan të Dukagjinit më 1941, në një familje me tradita patriotike dhe atdhetare.
Ka mbaruar shkollë të lartë civile dhe ushtarake mbi 35 vjet ka punuar me detyra e funksione të ndryshme, kryesisht ekonomi, pushtet, ushtri, në zonën e Dukagjinit, të Malësisë së Madhe dhe në qytetin e Shkodres.

Krahas punes te perditshme i eshte perkushtuar me pasion,me ndjenje dhe dashuri te veçante Dukagjinit,duke mbledhur dhe perpunuar thesarin gojor dhe shpirteror te kesaj zone dhe duke evidentuar figurat me te shquara qe kane nderuar dhe lartesuar Dukagjinin nder vite.
Rezultat i kesaj veprimtarie te palodhur eshte permbledhja”Thesare dukagjinase”,qe ne vetvete shpalos,pothuajse ne menyre te plote te gjitha tiparet,vetit,cilesit dhe virtytet me te mira te Dukagjinit dhe dukagjinasve..
Ka botuar 15 libra: Thesare dukagjinase në gjashtë volume, Bisedë me rininë, Dokumente, data dhe shënime historike, Kuriozitete, Historiku i Vllaznisë, Historiku i fshatit Xhan, Historiku i familjes Mjetaj, Ftesë për dituri, Dy epoka homerike. Fol Shqip...

Botime te tjera

Bisede me rinine

Ne ket liber problemet jane trajtuar nga kendveshtrimi sociologjik, psikologjik, pedagogjik, filozofik dhe praktik. Karakteri dhe dinjiteti, si dy shtyllat kryesore te personalitetit te njeriut jane trajtuar me kujdes te vecante duke patur parasysh rendesine e tyre per te ardhmen e adoleshences dhe te rinise studenteske …. >>>

Dokumente Data dhe Shenime Historike

Ky libër ka vlera të mëdha historike për lexuesin e të gjitha moshave. Është frymëzues dhe edukues, ndihmon për të nxjerrë konkluzione, për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për kuptimin, vlerësimin e zbatimin në teori e në praktikë të vlerave demokratike europian e bashkëkohore…..>>>

Kuriozitete

Autori në këtë libër ka vendosë të pasqyrojë disa informacione mbi data e ngjarje historike, mbi shumë aspekte të teknikës e të shkencës dhe të jetës në përgjithësi…Shifra e fakte per 6 kontinentet,figura te shquara,6000 gjuhe te botes, 100 personalitet qe kan vizituar Shqiperine,24 perandoret e 4 papeve ne krye te Romes si per nene Terezen e papa Gjon Palin e dyte…>>>

Historiku i Familjes Mjetaj

Duke lexuar historikun e familjes Mjetaj, të bën shumë përshtypje zanafilla e shumë cilësive e virtyteve që janë trashëguar nga brezi në brez deri në ditët e sotme në familjet tona, siç janë trimëria, bujaria, zgjuarsia, korrektësia, ose zanate të ndryshme si kovaç, mullixhi, dentist popullor etj…. >>>

Historiku i fshatit Xhan

Me këtë historik bëhet e qartë se pa sakrificat e gjysh-stërgjyshërve e baballarëve tanë, nuk do të ishim të lirë, me ëndrrën e madhe të përparimit dhe të integrimit në familjen e madhe europiane.Me botimin e këtij historiku, shprehet mirënjohje e merituar për ata njerëz të thjeshtë që dhanë gjithçka patën për të mbrojtur lirinë…>>>

Historiku i vllaznise Dedaj

Ne kete liber gjendet etnogjeneza,vlerat e fisnikerise qe ka trasheguar vllaznija e Dedajve . Ne te njejten kohe shpjegohet pema gjeneologjike deri ne brezin e 17-te si dhe levizjet demokratike. Ketu gjinden te shpjeguara gjeneralitet,tiparet,virtytet,vetit e cilesis kryesore te disa brezave…>>>

Ftese per dituri

Në këtë libër autori, ka vendosur të trajtojë disa probleme të shkencave filozofike, të artit të fotografimit, të sociologjisë, psikologjisë, të hibnostikës, etj., të cilat po i vënë në shërbimë të lexuesit …>>>

Dy epoka homerike

Nuk qenka e thënë që brënda një harku kohor të limituar krijuesi me taban tashmë të konsoliduar mirë, Voc Deda, ta lërë të mërzitet e aq më pak të harrojë lexuesin e vet.Kësaj here përsiatjet e narratorit I shtrijnë gjymtyrët e veta midis dy epokave të mëdha e historike. Janë dy epoka kur njerëzimi e gjeti, anipse ngeshëm, rrugëtimin drejt qytetërimit të groposur në shpella e hane, a në mos të mbuluar me një shtresë të trashë llave e pluhuri kozmik … >>>

Fol Shqip

Autori e “armatos” lexuesin e vet me këtë libër me dendësi faktesh e me një larmi dijesh, padyshim të sakta.Në libër pasqyrohen shumë shkrimtarë e personalitete që kanë shkruar për Shqipërinë. Këtu pasqyrohen dhe karakteristikat e malësorëve të veriut, tiparet, virtytet, vetitë dhe cilësitë e tyre…>>>

KONTAKTET