1 Febbraio 2017

Historiku i fshatit Xhan

Përgatitja e këtij historiku ka për qëllim:
Së pari: Edukon brezat e sotëm, por edhe të atyre që do të vijnë në shekuj, sepse njihen me etnogjenezën e zhvillimin gjenelogjik të trungut e të fisit dhe me historinë shumë shekullore të Xhanit.
Së dyti: Brezi i sotëm, por edhe ato që do të vijnë, do të njihen me traditat, zakonet e mira, që i kanë rezistuar kohës, e këto janë si busull orientuese për edukimin e familjes.
Së treti: Njihen me dashurinë, respektin dhe vendosmërinë që kanë ruajtur brezat dhe familjet për njëra – tjetrën në çdo kohë, si kusht kryesor për të mbijetuar dhe për të kapërcyer çdo vështirësi natyrore e njerëzore.
Së katërti: Njihen me kushtet ekonomike, që i kanë pasë paraardhësit tanë, me zanafillen e profesioneve, me vitalitetin e gjithanshëm, me personalitetet e shquara, që ka nxjerrë çdo kohë (sistem) në shekuj.
Së pesti: Niihen me përvojën e madhe shumë shekullore, me vlerat morale historike, me vitalitetin e gjithanshëm, me patriotizmin e dashurinë për lirinë dhe mbrojtjen e Atdheut.
Në këtë historik jam përpjekur, që në mënyrë koncize, ngjarjet t’i shpjegoj historikisht në mënyrë kronologjike, social-politike, në formë tregimesh, bisedash dhe jo nga ana artistike, sepse nuk është objekti i historikut, ilustrimi artistik.

Përmbajtja :

- Emri i Xhanit (Shpirti im)
- 50 bukuritë natyrore të fshatit Xhan
- Origjina e fisit
- Skema e vllaznive dhe dorzanëve
- Pema gjeneologjike e fisit

- Familja
- Përbërja e familjes
- Organizimi i familjes
- Gjaku e fisi
- Marrëdhëniet familjare
- Mikpritja e bujaria e Xhanit

- Qëndresa kundër pushtuesve osmanë
- Dukagjini në luftë me shovinistët serbo – malazezë
- Pushtimi i vendit nga Italia fashiste
- Disa nga shkrimtarët e personalitetet e shquara për Pultin e Dukagjinin kanë thënë
- Kënga e Bajrakut të Xhanit

- Disa figura të shquara për trimëri e mençuri
- Nikë Çuni (bajraktari i Xhanit)
- Pëllumb Gjoni i Xhanit
- Dedë Nika e Pup Çuni (bajraktari e vojvode)
- Ndue Delia – Nishanli
- Shado Leka, burrë daji
- Gjon Pali, trimi i Xhanit
- Palë Vat Daka, djali i Xhanit
- Lulash Gjoni (kampion i Djelmënisë së Xhanit)
- Ndrek Luca (Artist i Popullit)
- Pjetër Deda (portret i gdhendur në art)
- Disa këngë për këto figura:
- Kënga e Nik Çunit (bajraktarit të Xhanit), “Nuk ka bes, me të pabesin”, 1915
- Kënga e Pëllumb Gjonit, (trimi i Xhanit)
- Kënga e Ndue Delisë (si nishanli)
- Kënga për Djemtë e Xhanit
“Lumë kur kthehet vaji në këngë”, 5 dhjetor 1944

- Punishta e Menafëshit në Xhan
- Punishta e Tjegullave në Xhan
- Ndryshimet ekonomike – shoqërore të fshatit Xhan
- Lëvizjet demografike të fshatit Xhan, sipas periudhave
- Dëshmorët:
- Personalitete të shquara nga fshati Xhan
- Organizatat e masave të fshatit Xhan

- Xhani nëpërmes shifrave dhe fakteve historike
- Roli që ka luajtur dhe luan gruaja e Xhanit në familje dhe në shoqëri
- Krijimi, organizimi dhe funksionimi i kooperativës bujqësore, si pjesë e historisë së Xhanit.

- Disa probleme komunale
- Rrugët në fshatin Xhan
- Urat e fshatit Xhan
- Kanalet vaditëse në fshatin Xhan
- Dhomat (puset) e ujit për vaditje
- Mulliri i ujit në fshatin Xhan
- Inventari i paisjeve shtëpijake
- Varrezat dhe rëndësia e tyre.
Falenderojmë ato që ndihmuan në grumbullimin e materialeve për përgatitjen e historikut.