4 Febbraio 2017

Thesare dukagjinase 6

Në këtë libër janë përfshirë probeleme të ndryshme
kryesisht për trevën (zonën) e Dukagjinit. Jam përpjekur
të trajtoj nga ana historike, edhe praktike, duke pasqyruar
jetën dinamike, nga kohërat e kaluara e deri në ditët e
sotme.
Libri është i ndarë në shtatë kapituj. Këtu trajtohen
probleme të ndryshme me karakter historik, gjeografi,
social - ekonomik, etnografi k, edukativ, fi lozofi k si dhe
disa legjenda e bestytni.

Në kapitullin e parë pasqyrohen në mënyrë konçize
jeta e veprimtaria e Dukagjinasve, si dhe disa të dhëna
për fi sin e Dukagjinit e të Nikaj - Mërturit.

Në kapitullin e dytë jam përpjekur të shpjegoj
dinamikën e jetës së burrit, sipas kategorive e vlerësimit
që u ka bërë populli në mënyrë fi lozofi ke.
Në kapitullin e tretë kam shpjeguar disa nga veçoritë
e moshës adolishente sipas përcaktimit që i ka bërë
populli në mënyrë filozofike.

Ndërsa në kapitullin e katërt kam trajtuar disa nga
faktorët e domosdoshëm që ndikojnë për zgjatjen e jetës
së njeriut, sipas fi lozofi së së popullit por edhe në mënyrë
shkencore.

Në kapitullin e pestë kam trajtuar disa nga problemet,
që kanë të bëjnë me Nderin e burrit, të gruas dhe të çikës
(vajzës), sipas normave kanunore e zakonore.

Në kapitullin e gjashtë kam pasqyruar disa nga
shpendët e veçantë, jetën dhe karakteristikat e tyre.

Në kapitullin e shtatë kam shpjeguar disa nga
legjendat e bestytnitë për shpendët, kafshët dhe bletën.

Në këtë libër, lexuesi do të gjejë probleme që
janë me interes për edukimin dhe formimin, jo vetëm
të brezit të ri, por edhe për kategoritë e moshave të
tjera. Shkrimtarët, historianët, gjeografët, gjeologët,
etnografët, si dhe studiues të fushave të ndryshme, është
me interes të punojnë, të hulumtojnë për të pasqyruar
traditat, zakonet, jetën dhe kulturën kaq të lashtë e të
pasur në zonën e Dukagjinit...

Permbajtja :

. Dukagjini në fokusin e shkrimtarëve dhe studiuesve ......
. Fisi i Dukagjinit sipas shkrimeve të Atë Sh. Gjeçovi
. Disa të dhëna për trevën e Nikaj - Mërturit ...........

. Dinamika e jetës së burrit (nga fëmijëria, adoleshenca
dhe pjekuria (kur bëhet burrë). ................................
. Kategoritë e burrave sipas përcaktimit fi lozofi k dhe
“nofkës” që u ka vënë populli. ................................
. Vlerësimi i kuadrove sipas kritereve që përdorin
aktualisht organet shtetërore e partiake. .................

. Veçoritë e moshës adoleshente ............................
. I riu si “veriu” ....................................................
. I riu “kiu - fi u” ..................................................
. I riu ‘kudo rasha mos u vrasha” ...........................
Disa nga faktorët e domosdoshëm që ndikojnë për
zgjatjen e jetës së njeriut ........................................
. Këmb ët nxehtë! ................................................
. Barkun lehtë! ....................................................
. Kokën fresk! .....................................................
. Kurr nuk vdes ...................................................

Të ndryshme ......................................................
. Nderi i burrit .....................................................
. Nderi i gruas ose çikës (vajzës) ............................
. Norja e gruas ...................................................
. Stinët në zonën e Dukagjinit ..............................
. Banesa, karakteristikat dhe traditat e saj në zonën e
Dukagjinit ...........................................................

Disa nga shpendët me karakteristika të veçanta ......
. Zogu peshktatar ...............................................
. Bilbili - zogu këngëtar ........................................
. Këngë për bilbilin .............................................

- Disa nga legjendat e bestytnitë .............................
. Qyqja ..............................................................
. Sorra, shpend grabitqar .....................................
. Grishla, shpend grabitqar ...................................
. Qokthi i farës ...................................................
. Zogu harabel ....................................................
. Dragonjtë ........................................................
. Zogu ferracak ................................................
. Bleta është e bekuar .........................................
. Delja është kafshë e bekuar ...............................
. Pëllumbi, shpend i bekuar ................................